Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tha se zbritja në Hënë nuk ka ndodhur, NASA i kundërpërgjigjet Kim Kardashian

    October 31, 2025

    SHBA– NASA u është përgjigjur deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj, pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar.

    Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i agjencisë hapësinore amerikane, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen.

    “Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë më parë, gjashtë here.”– pohoi Duffy, derisa theksoi po ashtu se NASA po bëhet gati për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

    E gjitha filloi në episodin e fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po shfaqte prapaskenat nga xhirimet për serialin e saj të ardhshëm, “All’s Fair”.

    Gjatë një pushimi në xhirime, ajo i shprehu dyshimet e saj duke bërë një bisedë me kolegen e saj aktore, Sarah Paulson.

    “Po të dërgoj, deri tani, një milion artikuj dhe intervista me Buzz Aldrin dhe… tjetrin.”– tha Kardashian, duke iu referuar të ndjerit Neil Armstrong.

    Ndërsa po përgatiteshin për xhirime, Kardashian i tregoi një intervistë që pa të astronautit Aldrin, të cilin e kishin pyetur se cili ishte momenti më i frikshëm i udhëtim, derisa Aldrin u përgjigj se nuk kishte një moment më të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi’”.

    Ishte pikërisht kjo deklaratë e tij, të hidhte disa dyshime tek miliarderja. Kardashian i shpjegoi koleges së saj se mendonte që Aldrin, 95 vjeç, ishte “plakur” dhe po bënte komente që e bënin të vinte në dyshim faktet rreth misionit Apollo 11. “Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ka ndodhur”, përfundoi ajo. Paulson as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet e saj, por tha se do të “merrej seriozisht” për këtë temë në një moment të caktuar.  Pasi skena u xhirua, Kardashian vazhdoi bisedën e saj me një nga producentët në trailer-in e saj. “Nuk mendoj se shkuam në Hënë. Mendoj se ishte e sajur”, përsëriti ajo, duke shtuar se Aldrin “e thotë këtë gjatë gjithë kohës në intervista tani”./Radar.al 

    Kim Kardashian nasa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    April 21, 2026

    Goditet grupi që shiste drogëra të forta në Berat, arrestohen 3 persona

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.