Java e katërt e Superiores u mbyll me një përballje mjaft të fortë mes Teutës dhe Vllaznisë, që përfundoi në barazim 1-1, me golin e durrsakëve që erdhi në frymën e fundit.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” nisi me ritëm të lartë, ku shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 24’, falë një goditjeje të saktë të Mala-s.
Pjesën e mbetur të ndeshjes, durrsakët tentuan vazhdimisht barazimin, por skuadra e Edi Martinit rezistoi mirë. Në minutën e 88’, Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë.
Në fund, ishte Teuta ajo që gjeti golin e barazimit, duke siguruar një pikë të rëndësishme përballë një prej pretendentëve për titull.
Pas këtij rezultati, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e pestë me 6 pikë, duke vijuar të mbetet e pamposhtur.


