Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Tetori rozë”/ 54-vjeçarja që “lufton” me kancerin e gjirit jep mesazhin sensibilizues

    October 2, 2024
    “Tetori rozë”/ 54-vjeçarja që vijon luftën me kancerin e gjirit jep mesazhin sensibilizues

    Tetori i caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

    Specifikisht në këtë muaj  shfaqet në horizont një histori force dhe shprese për të gjitha gratë dhe vajzat që fatkeqësisht janë prekur nga kjo sëmundje.

    Ardiana Metaj, 54 vjeç, e ftuar në “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit, fatkeqësisht është e diagnostikuar me kancer në gji.

    Zonja Metaj ka rrëfyer në studio momentet e para që mësoi për sëmundjen. Ajo thotë se nuk i mbante dot lotët kur mendonte për djalin e saj 8-vjeçar asokohe.

    Ardiana Metaj: Më tha motra duhet të bësh një mamografi. Shkova e bëra mamografinë dhe ai djali më tha duhet të shkosh urgjent të bësh eko sepse diçka rezulton atje. Ka qenë nëntor dhe unë u sëmura. Kam shkuar në shkurt bëra një eko. Pastaj fillon kalvari i sëmundjes.  Ka qenë një ditë me shi atë ditë kur e mësova dhe lotët e mi nuk pushonin kur mendoja për djalin. Nuk kishte bërë akoma 8 vjeç. As ditën as natën nuk flija. Jeta kishte një kapërcim 360 gradë dhe ishte një shok për gjithë familjen. Ndryshoi kthesa e jetës edhe për tim shoq dhe për gjithë familjarët e mi.

    Por, pavarësisht shokut që përjetoi kur mësoi për sëmundjen, 54-vjeçarja gjeti forcën për të luftuar kancerin.

    Ajo tregon se i jeton ditët e saj si një njeri i shëndoshë dhe thotë se besimi në Zot i jep fuqi për të ecur përpara.

    Ardiana Metaj: Gjithkush shkon te mamaja në fillim sepse i duket sikur do të gjejë mbështetjen më të madhe. Unë nuk e bëra sepse nuk doja ta shqetësoja. Nuk i kam thënë dhe kur i kanë thënë të tjerët, kaloi një paralizë sepse u shqetësua shumë. Unë besoj te Zoti, lexoj Biblën, gjej paqe dhe kam një këndvështrim pozitiv për gjithçka. Më ka ndihmuar të gjej forcë, paqe. Pavarësisht kësaj sëmundje unë i gëzoj ditët si dikush që është i shëndoshë. Unë nuk e shikoj veten të sëmurë.

    Thotë se mbështetetjen më të madhe e ka nga familja, por edhe kolegët e saj në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Rrëshen.

    Ardiana Metaj: Pasi e mora vesh lajmin u gjunjëzova. Mjeku më tha që 80% e ke ti në dorë jetën tëndë. Duhet ta jetosh jetën si një njeri i shëndoshë. Kam pasur fatin që përveç fmailjarëve, të punoj në një kolektiv të mirë. Më kanë ndihmuar shumë, më kanë inkurajuar sepse doktori më tha që edhe njerëzit që duhet të jenë përreth teje duhet të të ofrojnë komoditet sepse kjo lloj sëmundje të ngarkon. Unë kam dhe diabet përveç kësaj. 

    Më tej ajo shprehet gjithashtu edhe momentin më të vështirë që përjetoi. Kur mori vesh lajmin e hidhur, thotë se u gjet në një udhëkryq për të cilin mendoi se nuk kishte zgjidhje, por më pas vendosi që të mos dorëzohej.

    Ardiana Metaj: Bëra biopsi, nuk doli mirë. Më bëri operacion doktori, dhe nga përgjigjet e biopsisë doli që është një tumor malinj, është i shkallës së tretë.  Moment i vështirë ka qenë shoku në fillim, kur u gjenda në një udhëkryq. Momentalisht mu duk udhëkryq pa rrugëdalje. Pastaj e mendova, nuk mund të bëj asgjë vetë, s’e kam në dorë ta heq tumorin që kam. Unë do të bëj çfarë kam mundësi.

    Ndërsa djali i saj i mitur nuk e ka përjetuar mirë. Në momentin kur filluan t’i binin flokët thotë se edhe fëmijët e tjerë në shkollë ishin kuriozë. Fillimisht ishte e vështirë për të, por tani nuk mban as paruke pasi i rëndësishëm është shëndeti dhe jo flokët.

    Ardiana Metaj: Djali e ka përjetuar jo mirë rënien e flokëve. Shokët e pyesnin shpesh “pse mami jot është tullace”. Në fillim vura paruke, pastaj vura një shami. Nxënësit dhe të mëdhenjtë çuditeshin. Pastaj nuk e kisha më problem rënien e flokëve. Ishte pak e sikletshme por unë nuk e kisha më problem.

    Jeta e Adrianës mori një kthesë 360 gradë pas zbulimit të sëmundjes, por thotë se kjo nuk e ka penguar që të vijojë përditshmërinë e saj.

    Ajo lexon, shkruan dhe madje del për ecje e bën gjimnastikë.

    Në fund, zonja Adrian dha edhe një këshillë për të gjitha gratë dhe vajzat me kancer gjiri; të jenë pozitive dhe të luftojnë.

    Ardiana Metaj: Unë kam qenë shumë e apasionuar pas leximit qëkur kam mësuar shkronjat. Shkruaja dhe poezi, por nuk e vazhdova. Unë bëj një jetë normale, dal, bëj ecje, gjimnastikë. Bëj atë që mundem ta arrij. Mundohem të ushqehem shëdetshëm. Unë vetëm në fillim u gjunjëzova dhe dua t’i them secilës vajzë apo grua që ka këtë sëmundje që nuk duhet ta shikojë veten fare të sëmurë. Duhet të bëjë më të mirën që duhet për veten dhe të jetë aktive siç ka qenë më parë. Kur je e mërzitur apo e dëshpëruar as ilaçi nuk të bën efekt. Qelizat kanceroze shtohen kur ti mërzitesh dhe e mban mendjen aty. Unë jam aktive dhe nuk më duket sikur jam e sëmurë. Gjithkush duhet të ndihet kështu, për të lëvruar vetëm qelizat e mira në organizmin e çdokujt që është me këtë sëmundje. Nëse do të jenë pozitivë, sëmundja nuk do të ketë prioritet të zhvillohet. Kjo lloj sëmundje të ngarkon. Nëse dikush do të na thotë ne të dyjave të njëjtën fjalë, unë do ta përjetoj 10 herë më shumë sepse është vetë sëmundja që të ngarkon. Bashkëshorti, fëmijët duhet ta dinë këtë. Këshilla e parë që do t’i jepja gjithkujt, unë besoj shumë te Zoti dhe do doja që të besonin, të lexonin shkrimet e shenjta, të luteshin sepse Zoti të jep fuqi.

     

    Ardiana Metaj mesazh sensibilizues tetori roze
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    April 22, 2026

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    April 22, 2026

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    April 22, 2026

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.