Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi këtë të enjte ishullin e Kretës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët. Lëkundjet sizmike u ndjenë gjerësisht, duke detyruar shumë qytetarë të braktisin banesat dhe të qëndrojnë në rrugë apo në makina, nga frika e pasgoditjeve të mundshme.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime, me mure të çara dhe fasada të rrënuara.



Portali grek Protothema.gr ka publikuar pamje që pasqyrojnë situatën në terren, ku duken qartë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Autoritetet vendore janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndihmuar banorët e prekur nga kjo ngjarje.


