Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ishulli i Kretës është goditur nga një tërmet i fortë.
Tërmeti ishte me një magnitudë 5.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte rreth 18 km nën shtratin e detit, rreth 47 km në jug të bregut jugor të ishullut, pranë qytetit të vogël port të Paleochora-s.
Lëkundjet e forta të tërmetit u regjistruan rreth orës 07:01 me orën lokale greke, teksa u pasuan edhe nga disa lëkundje sizmike të tjera, para dhe pas, por me magnitudë më të vogël.
Edhe pse nuk u raportuan të lënduar, mediat lokale informuan se tërmeti u ndje në pjesë të mëdha të Kretës, duke shkaktuar frikë dhe panik tek vendasit dhe turistët.


