Një tërmet i fortë ka tronditur para pak minutash Selanikun në Greqi.
Burimet bëjnë me dije se shkalla e tërmetit ka qenë me magnitutë 4.9, ndërsa epiqendra ishte 8 kilometra në veriperëndim të Karyes dhe thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra, sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik.

Meidat greke raportojnë se lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe anë alarmuar banorët, ndërsa janë ndier edhe në Bullgari dhe në Turqi.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.


