Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Begaj: Liria e shprehjes duhet të ushtrohet brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjit

    Tension në aeroport, ndalimi i kapitenit të Iranit pezullon udhëtimin e kombëtares drejt SHBA-së

    Aksident i rëndë në Shkozet, automjeti del kundravajtje në aksin Durrës-Plepa, plagoset rëndë shoferi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    “Tërheqin blerës me të ardhura të larta!”/ Analiza: A po ndërtohen shumë vila në Tiranë?

    May 18, 2025
    "Tërheqin blerës me të ardhura të larta!"/ Analiza: A po ndërtohen shumë vila në Tiranë?

    TIRANË– Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura të larta, ndërkohë që çmimet janë në rritje për shkak të kërkesës. Pavarësisht se investimet në vila po ndikojnë në përmirësimin e urbanistikës së periferisë, për ekspertët e tregut të pasurive të patundshme, çmimet e larta dhe mungesa e shërbimeve publike mbeten sfida kryesore. Tregu është gjithashtu i rrezikuar edhe nga mbioferta.

    Oferta në tregun e vilave në periferinë e Tiranës vijon të zgjerohet sipas agjentëve imobiliarë, e nxitur nga kërkesa e familjeve me të ardhura të larta dhe investitorëve, përfshirë vendas e të huaj. Projektet me vila më tepër po zhvillohen në zona si: Farka, Lundra, Sauku, Petrela dhe Mulleti që ofrojnë qendra banimi për stil jetese luksoze, me ambiente të gjelbëruara dhe siguri të lartë. Stela Dhami nga “Colliers International Albania” pohon se shumica e projekteve që po ndërtohen përfshijnë një ndërthurje të projekteve të vilave individuale dhe atyre të bashkangjitura me vila të tjera.

    “Oferta në treg mbetet e lartë, por shumë pak prej tyre po mendojnë për të ofruar edhe shërbime të tjera për komunitetin gjë që do të rriste edhe shitjet e tyre”, pohon ajo.

    Përfaqësues të zyrave të shitjes dhe agjentë të tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë se çmimet e vilave individuale me sipërfaqe nga 320 metra katrorë, përfshirë edhe oborret me sipërfaqe deri në 500 metra katrorë në këto projekte, nisin nga 750 mijë deri në 1,5 milionë euro.

    Kërkesa për vila aktualisht sipas tyre është e lartë dhe e përqendruar kryesisht tek individë me të ardhura të larta dhe sipërmarrës. Sipas drejtuesve të zyrave të shitjes së projekteve kryesore rezidenciale, blerësit e vilave janë kryesisht familje të konsoliduara financiarisht, zakonisht çifte me fëmijë që kërkojnë siguri, hapësirë dhe një mjedis të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve.

    Zona si Lundra, Farka, Sauku, Mulleti dhe Petrela janë ndër më të preferuarat, pasi kombinojnë afërsinë me Tiranën dhe largimin nga zhurma dhe ndotja urbane. Mjekë, avokatë, menaxherë të lartë dhe biznesmenë janë gjithashtu pjesë aktive e tregut të vilave, sipas drejtoreshës së shitjeve të “Concord Invesment”, Ermira Brozi. “Për ta, një vilë përfaqëson jo vetëm një shtëpi, por edhe një mënyrë jetese më ekskluzive.

    Ata janë në kërkim të pronave me arkitekturë moderne, standard të lartë ndërtimi dhe mundësi personalizimi. Shpesh, ata zgjedhin vila në rezidenca të rrethuara, që ofrojnë siguri, privatësi dhe shërbime të integruara si pishina, kopshte dhe ambiente për rekreacion”, pohon ajo.

    Stela Dhami nga “Colliers International Albania” thotë se në Shqipëri ende mbetet e ulët përqindja e popullsisë që ka mundësi që të përballojë sidomos blerjen e vilave.

    “Janë kryesisht blerës me të ardhura shumë të larta. Ata në fashën më të ulët janë punonjës edhe të institucioneve ndërkombëtare shqiptare”.

    Qëllimi i blerjes, për banim rezidencial dhe investim

    Një kategori e rëndësishme blerësish janë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Sipas Ermira Brozit, diaspora shqiptare, veçanërisht nga Italia, Gjermania, Zvicra, SHBA dhe Anglia, përbën një pjesë të konsiderueshme të investimeve në vila në Shqipëri. Interesi nga të huajt është gjithashtu në rritje, kryesisht nga Europa Perëndimore dhe vendet nordike.

    “Ata e shohin Shqipërinë si një alternativë më të përballueshme për jetesë, me natyrë të virgjër dhe potencial të lartë investimi”, pohon zonja Brozi.

    Ndërsa kategoria tjetër e blerësve përfshin investitorët që blejnë për qira ose rishitje.

    “Kjo kategori përfshin si individë, ashtu edhe kompani që kërkojnë vila me potencial për rritje të vlerës në të ardhmen. Ata synojnë zona në zhvillim të shpejtë, ku ka kërkesë në rritje për qira luksoze. Shpesh, këto prona përdoren për ndërtimin e bujtinave turistike ose jepen me qira për klientë premium, si pjesë e strategjive të qëndrueshme të investimit”, nënvizon zonja Brozi.

    Në nivelin e qiradhënies, përdoruesit kryesorë të vilave të mëdha mbeten të huajt të punësuar në biznese ose në institucione ndërkombëtare, sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”.

    Rreziku i mbiofertës, një kujdes për të ardhmen

    Stela Dhami nga “Colliers International Albania” paralajmëron se rreziku për mbingopje të tregut ekziston. “Projektet cilësore me zhvillues seriozë do ta kenë më të lehtë të mbijetojnë në një treg konkurrues.

    Por për vilat e mëdha, ku numri i blerësve është më i kufizuar, vështirësitë do të jenë më të mëdha.”

    Edhe përfaqësues të agjencive të tjera imobiliare shtuan se nëse oferta rritet përtej kapaciteteve reale të kërkesës, mund të ushtrohet presion mbi çmimet. Megjithatë, sipas tyre tregu premium mbetet më rezistent ndaj uljeve, për sa kohë fokusohet në cilësi, infrastrukturë dhe përvojë jetese.

    Infrastruktura e zonave periferike

    Pavarësisht zhvillimeve infrastrukturore që lehtësojnë aksesin në zonat rezidenciale në periferinë rurale të Tiranës dhe rritjes së gamës së shërbimeve të dobishme të ofruara nga privatët, për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, problem për këto zona mbetet aksesi i shërbimeve publike. Stela Dhami thotë se problematikë është aksesi në transportin publik, që ekziston, por nuk të çon direkt në rezidencë. Problem, sipas saj, është edhe mungesa e shërbimeve publike si shkolla e spitale, që do të rrisnin shitjet e pasurive të paluajtshme.

    Ndërsa qendrat tregtare dhe shërbimet bazë janë në zhvillim dhe ndihmojnë në tërheqjen e blerësve. Por, përfaqësuesit e zyrave të shitjeve të projekteve kryesore të rezidencave elitare theksojnë se investimet në periferi kanë transformuar situatën urbane të këtyre zonave. Ndërsa pozicionet strategjike të rezidencave, përfshirë dhe risitë dhe shërbimet e dobishme të ofruara brenda projekteve kanë ndikuar drejtpërdrejt te lehtësia e të jetuarit brenda tyre.

    “Investimet në periferi të Tiranës kanë sjellë një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën urbane, duke i bërë këto zona më të lidhura dhe më të përshtatshme për familjet. Projektet rezidenciale të reja, jo vetëm që ofrojnë mjedise moderne banimi, por gjithashtu integrojnë brenda tyre ose në afërsi, shërbimet kryesore të përditshme.

    Edhe zonja Ermira Brozi thotë se gjatë viteve të fundit, zonat periferike të Tiranës kanë pësuar një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën urbane, duke u bërë më të arritshme dhe më të përshtatshme për jetesë familjare.

    “Investimet në rrugë dhe transport kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin në zonat periferike si Lundra, Farka, Sauku, Mulleti, Petrela dhe Baldushku. Autostrada Tiranë-Elbasan dhe zgjerimi i rrugës së Elbasanit e kanë bërë më të shpejtë lëvizjen drejt këtyre zonave./Monitor

    Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës/ Xhaçka i “merr” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm 2 vota

    ndertimi i vilave ne tirane Tiranë vila
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Begaj: Liria e shprehjes duhet të ushtrohet brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjit

    June 24, 2026

    Tension në aeroport, ndalimi i kapitenit të Iranit pezullon udhëtimin e kombëtares drejt SHBA-së

    June 24, 2026

    Aksident i rëndë në Shkozet, automjeti del kundravajtje në aksin Durrës-Plepa, plagoset rëndë shoferi

    June 24, 2026

    Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte.

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.