Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë/ Arrestohet 51-vjeçari, e pësojnë edhe 3 të tjerë

    December 13, 2024

    DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin 51-vjeçar të identifikuar si V.GJ., si dhe kanë proceduar penalisht tre të tjerë pasi tentuan të korruptonin efektivët e policisë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    DURRËS

    Arrestohet në flagrancë 1 drejtues automjeti dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë.

    Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. Gj., pasi po kryente manovra me automjet. Pas kryerjes së alkooltestit, ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur. Gjatë veprimeve policore, ai i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për të shmangur ndëshkimin ligjor.

    Në vijim, kanë ndaluar për verifikim dokumentacioni, 3 drejtues të tjerë automjetesh, të cilët gjatë veprimeve policore, iu kanë ofruar para, punonjësve të Policisë.

    Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi V. Gj., 51 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. H., 29 vjeç, banues në Pogradec, M. L., 35 vjeç dhe A. L., 33 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

    Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga Policia./Radar.al 

    arrestohet 51-vjeçari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    June 11, 2026

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.