Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas nga Maqedonia e Veriut në aeroportin e Rinasit, pasi nuk kishin deklaruar një shumë prej 22,805 euro dhe 2,600 dinarë maqedonas, gjatë tentativës për t’u nisur drejt Norvegjisë.
Bëhet fjalë për:
A.J., 33 vjeç, i cili iu gjetën 11,800 euro dhe 2,600 dinarë, dhe
B.I., 43 vjeç, i cili kishte 11,005 euro të padeklaruara.
Të dy shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë ndaluar 6 persona të tjerë që udhëtonin me dokumente të dyshuara si false, përfshirë pasaporta dhe leje drejtimi polake, braziliane dhe italiane:
A.R., 30 vjeç, Kamzë, drejt Holandës, me kartë identiteti dhe leje drejtimi polake të dyshuara false.
K.S., 20 vjeç, Shkodër, drejt Italisë, me kartë identiteti dhe pasaportë polake të dyshuara false.
A.K., 36 vjeç, Fier, drejt Gjermanisë, me leje drejtimi braziliane të dyshuar false.
L.M., 33 vjeçe, Brazil, drejt Gjermanisë, me leje drejtimi italiane të dyshuar false.


