Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tentuan të grabisnin Kishën pastaj dh*nuan rojën/ Arrestohen dy hajdutët serialë (EMRAT)

    February 2, 2025
    Tentuan të grabisnin Kishën pastaj dh*nuan rojën/ Arrestohen dy hajdutët serialë (EMRAT)

    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur u mësua se dy persona tentuan të grabisnin Kishën në Ksamil.

    Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë vënë re praninë e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë.

    Për rrjedhpjë ditën e sotme policia bën me dije se pas hetimeve të bëra është realizuar arrestimi i dy autorëve të dyshuar, Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati.

    Njoftimi i Policisë

    Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.

    Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

    Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

    E. Sh., 39 vjeç, banues në Sarandë;

    G. M., 49 vjeç, banues në Sarandë.

    Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

    Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.

    Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

    Arrestohen dy hajdutët serialë Ksamil Tentuan të grabisnin Kishën
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.