Një ngjarje aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një 40-vjeçar, i identifikuar si Besmir Mustaj, u përplas me një automjet të parkuar në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit u dëmtua dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme ligjore.


