Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore! Rama për protestat: S’shoh armiq tek ata që duan natyrën

    July 20, 2026
    Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore! Rama për protestat: S'shoh armiq tek ata që duan natyrën

    Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore sipas raportit Environmental Performance Index 2026, ndërsa kryeministri Rama shfrytëzoi këtë lajm për të komentuar edhe protestat që prej më shumë se 40 ditësh po zhvillohen poshtë zyrës së tij për të premtuar reflektim. Sipas tij, këto protesta janë “një fitore e qytetërimit”, pasi tregojnë se bashkë me Shqipërinë kanë ndryshuar edhe shqiptarët.

    Raporti e rendit Shqipërinë të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit dhe ajo që gëzon më shumë Ramën, është siç thotë ai rruga që ka bërë vendi në këtë dekadë. 

    “Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë.

    Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës. Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje” tha ai. 

    Duke u ndalur te protestat për mjedisin, Rama tha se, pavarësisht ekzagjerimeve apo instrumentalizimit politik që sipas tij i kanë shoqëruar, ato tregojnë se shoqëria shqiptare ka ndryshuar.

    “Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetërimi. Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes”  tha Rama

    Rama pranoi se qeveria nuk i ka bërë të gjitha si duhet dhe se ka ende vend për përmirësim, duke theksuar se raporti nuk duhet parë si një arsye për vetëkënaqësi, por si një përgjegjësi për të mbrojtur më mirë ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës. Kryeministri shtoi se reflektimi i paralajmëruar pas protestave të javëve të fundit është i domosdoshëm dhe se do të bëhet publik së shpejti.

    “Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj, ky raport nuk është një medalje për t’u vetëkënaqur dhe as për t’ia u përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet, sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve. Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, por është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë. Por nga ana tjetër, më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamengove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë”, tha ai.

    Kryeministri Edi Rama politike Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.