Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi.
Nga hetimet e bëra vajza rezulton të jetë e bija e detektives private Shkënda Lili. Ndërsa incidenti mësohet se ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku ata banojnë.
Burime nga vendngjarja bëjnë janë shprehur se një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, para disa ditësh është vënë re duke vëzhguar vajzën në zonë.
Ndërsa mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta marrë pastaj me forcë.
Fatmirësisht kanë qenë fqinjët ata që duke parë situatën nga një lokal në atë zonë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren.
Për rrjedhojë gruaja u zhduke menjëherë nga vendngjarja ndërsa thuhet se është shpallur në kërkim nga policia.
Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja ka ndodhur më shumë për shkak të profesionin delikat të Lilit.


