Ernest Muçi ishte protagonist në sfidën e Kupës së Turqisë mes Trabzonsporit dhe Alanyasporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u hodh në fushë gjatë pjesës së dytë.
Me hyrjen e tij, Muçi solli freski në repartin ofensiv dhe tentoi të befasojë kundërshtarin me një goditje spektakolare nga distanca. Megjithatë, tentativa e tij për një gol të bukur përfundoi mbi traversë. Deri tani, 22-vjeçari ka realizuar 6 gola në 12 paraqitje me fanellën e Trabzonsporit, skuadër ku luan në formë huazimi nga Beşiktaşi.


