Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tensionet pas akuzave për parregullsi të procesit, Venezuela kundërshton propozimin për zgjedhje të reja

    August 16, 2024
    Tensionet pas akuzave për parregullsi të procesit, Venezuela kundërshton propozimin për zgjedhje të reja
    Nicolas Maduro

    VENEZUELË– Presidenti amerikan Joe Biden të enjten u duk se mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Venezuelë, pasi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva gjithashtu hodhi idenë zgjedhjeve të reja, pavarësisht kundërshtimeve nga partia në pushtet e Venezuelës dhe opozita e saj, të cilat të dyja pretendojnë fitoren në zgjedhjet e 28 korrikut.

    Presidenti Biden foli me gazetarët në vazhdën e sugjerimit të zotit Lula da Silva se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro mund të organizonte zgjedhje të reja me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si një zgjidhje të mundshme për krizën politike në vend. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar pretendimin e zotit Maduro për fitore. I pyetur nëse ai mbështet zgjedhjet e reja në Venezuelë, Presidenti Biden tha “Po”.

    Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare më vonë tha se Presidenti Biden “po fliste për absurditetin e zotit Maduro dhe përfaqësuesve të tij që nuk u pajtuan në lidhje me zgjedhjet e 28 korrikut”, pa u tërhequr plotësisht nga komenti i zotit Biden. Zoti Kirby shtoi se është “shumë e qartë” se kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez fitoi zgjedhjet. Një zyrtar amerikan tha për gazetarët se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar dhe shumica dërrmuese e vendeve në rajon po i kërkonin zotit Maduro të publikonte rezultatet dhe të njihte rezultatin e zgjedhjeve.

    Sugjerimi për organizim të zgjedhjeve të reja është njëri nga disa sugjerimet e propozuara nga komuniteti ndërkombëtar, që deri më tani nuk ka marrë mbështetjen e zotit Maduro dhe koalicionit opozitar.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat ashpërsuan sanksionet ndaj eksportit të naftës nga Venezuela në prill për shkak të shkeljes nga zoti Maduro të një marrëveshjeje për kushtet elektorale, dhe vendet e tjera perëndimore po tregojnë pak shenja të veprimit të shpejtë dhe të ashpër ndaj akuzave për manipulim të zgjedhjeve. Zoti Maduro hodhi dënoi komentet e Presidentëve Biden dhe Lula da Silva, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë patur zgjedhje të kontestuara, për të cilat Venezuela nuk ka bërë komente./VOA

    Nicolas Maduro presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.