Site icon Informohu siç duhet

Temperaturat e larta ”falimentojnë” bletarët/ Shfarosen kolonitë e bletëve në Fier

Temperaturat e larta ”falimentojnë” bletarët/ Shfarosen kolonitë e bletëve në Fier

Temperaturat e larta të zgjatura në kohë kanë shkaktuar dëm në  kolonitë e bletëve.

Në Fier, bletarët shprehen se kanë patur rënie drastike të mjaltit të prodhuar këtë vit.

Ferdinand Muskaj zotëron mbi 500 koshere me bletë të cilat i ka vendosur në Dhërmi për kullota më të mira. Pavarësisht kësaj ai shprehet se është detyruar të shtojë kujdesin ndaj bletëve.

I nxehti i ka ekspozuar bletët ndaj sëmundjeve.

Ky është viti i dytë radhazi që shënon ulje të prodhimit të mjaltit. Në Fier numri i fermave të bletarisë shkon në afërsisht në 300.

 

Exit mobile version