Në qendra shëndetësore dhe Urgjencë ka një rritje të numrit të personave të prekur nga gripi stinor dhe virozat. Pediatrja Sonila Brati, në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, shpjegon se kjo virozë paraqet rrezikshmëri vetëm në rastin kur simptomat e temperaturës nuk bien për një periudhë prej 4-5 ditësh.
Ajo shton se, që nga rinisja e shkollave dhe rikthimi i fëmijëve, ka pasur një fluks të shtuar të të sëmurëve.
Artikull me interes
Detaji i çuditshëm që mjekët kanë vënë re tek virozat që qarkullojnë në moshat e reja
“Që kur shkollat kanë rinisur dhe fëmijët janë kthyer, dhe kemi pasur një fluks të të sëmurëve. Mendoj se për janarin është e zakonshme kryesisht janari dhe shkurti, ka pak a shumë këtë lloj dinamike, s ai takon kësaj pjesës së virozave, ne gjithnjë përballemi me një fluks të rritur në këtë muaj.
Ka disa problematika dhe pothuajse kjo virozë i ka prekur të gjithë dhe nuk ka bërë diferencë mes të rriturve dhe fëmijëve, por ata që vijnë më shumë janë të vegjlit.
Një nga simptomat më të vështira është një temperaturë e lartë që nuk zbret, dhe është pothuajse gjatë tërë ditës, edhe nëse prindërit i japin tachipirin ose ibubrofen, ajo është e pamundur të bie maskimuni 38 gradë ddhe maksimumi brenda dy orëve të shkoj prap deri në 40.
Problematika e kësaj gjëje është se nuk është se kanë gjë tjetër, por vetëm temperaturë që shkon deri në 5-6 ditë”.
Pediatrja thekson se kjo virozë mund të zgjasë deri në 5-6 ditë dhe shpesh mund të rikthehet pas një periudhe të shkurtër, duke mbivendosur një tjetër virozë.
“Ne kemi parë dhe rikthime te fëmijët, pra mund ta kenë kaluar herën e parë dhe mund të u është rikthyer virozë me të njëjtin intensitet herën e dytë dhe nuk kanë asgjë vetëm temperatura, ndërkohë që nuk kanë as kollë, as dhembje fyti, vetëm ndihen të lodhur, me dhembje koke, mungesë oreksit, që janë simptoma klasike, ndërkohë që temperatura nuk zbret, dhe ne jemi të detyruar të bëjmë shpesh herë edhe ekzaminime laboratorike ose imazherike për të parë format për ndonjë pneumoni që mund të jetë me bazë viral . Kjo, sepse kur shohim që temperatura nuk u zbret dhe fëmijët ngelin në një gjendje të vështirë sepse janë pothuajse gjithë ditës në atë gjendje.
Pjesa më e madhe që e virozave që kanë bërë dje, janë qenë vetëm me temperatura të larta”.
Pediatrja gjithashtu paralajmëron se, kur temperatura mbetet e lartë për disa ditë dhe bashkë me të shfaqen kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, mund të ndodhin komplikime si bronkopneumonia, që është më e shpeshtë gjatë dimrit, kur temperaturat janë të ulëta dhe sistemet respiratore janë më të ndjeshme.


