Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Teliti nga protesta e 22-të para Bashkisë Tiranë: Paratë po vijojnë të vidhen, lideri i opozitës mbahet në arrest politik pa prova

    August 22, 2024
    Teliti nga protesta e 22-të para Bashkisë Tiranë: Paratë po vijojnë të vidhen, fitoren e kemi të afërt

    TIRANË–  Gjatë protestës së sotme para Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti, nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, është shprehur se opozita nuk do të tërhiqet derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka abuzuar me detyrën dhe ka shpërdorur apo vjedhur fondet të përballet me drejtësinë.

    Sipas Telitit nëse 130 milionë euro nuk do të ishin vjedhur te Inceneratori i Tiranës sot do të kishim një qytet ndryshe.

    “Do ishte një qytet ndryshe, një qytet me shkolla, dhe janë me dhjetra shkolla të Tiranës, edhe në vitin e ri akademik, do të kemi mësimin me dy turne. Drejtësi do të bëhet, ne gjyqin popullor do e bëjmë një për një, ashtu sikundër kemi bërë këto 22 javë. Ata do të përballen me drejtësinë dhe ne nuk do t’i falim asnjë qindarkë.”-tha Teliti.

    Më tej ai ka thënë: A ka sot Tirana një transport më të mirë urban? Jo përkundrazi. A kemi sot një ajër më të pastër? Jo, përkundrazi, ndotja është 18 herë më të lartë se normat. A kemi një qytet me ujë të pijshëm? Jo përkundrazi. A është ky qytet i jetueshëm? Jo përkundrazi. Ky qytet dhe kjo Shqipëri sot fatkeqësisht nuk ka as drejtësi, pasi ata që kanë vjedhur, janë në zyrat e tyre, madje ruhen edhe nga kjo policia, sikundër ndodh këtu. Ndërkohë lideri i opozitës mbahet në arrest politik, pa asnjë fakt e provë. Rezistenca jonë, rezistenca popullore, pavarësisht se është e lodhshme, do të bëjë të mundur që këta abuzues, këta hajdutë, të përballen me drejtësinë.

    bashkia tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.