Atentati ndaj Donald Trump duket se do të sjell një “armëpushim”. Raportohet se kundërshtari i Trump, Presidenti aktual, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë personale me ish-Presidentin amerikan.
Siç shkruan CNN, biseda telefonike mes Trump dhe Biden ka qenë e shkurtër dhe me tone të qeta dhe respekti.
Tensionet mes dy palëve kanë qenë të larta dhe arritën kulmin në përballjen e drejtpërdrejtë në debatin presidencial të disa javëve më parë.
Kujtojmë se ish-Presidenti Trump dhe Presidenti Biden kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza në distancë, por pas kësaj ngjarje të vështirë për republikanin, kanë rënë dakord për “armëpushim” afatshkurtër, shkruan CNN.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra./Radar.al