Mesditën e djeshme në Shkodër, nëna me 4 fëmijët e saj tentoi që të vetmbytej në lumin Buna.
Fatmirësisht ngjarja e ndjeshme u parandalua nga efektivët e Shkodrës.
Policët Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.
Babai i 27-vjeçares në orën 14;00 telefonoi pranë komisariatit të policisë së Shkodrës së vajza e tij e ka telefonuar dhe i kishte thënë se do mbytej së bashku me 4 fëmijët e mitur.
Në një intervistë efektivët e policisë rrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët.
Ata thanë se gruaja ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe mendore.
“Gruaja ishte ne gjendje të rëndë psikologjike dhe mendore. E kemi qetësuar, i kemi thënë hajdeni me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, ujë dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë. Puna jonë rreth 25 vite është një mision për ti ardhur në ndihmë qytetarëve”, deklaroi Vokthi.


