Site icon Informohu siç duhet

Telashe për Sali Berishën, nisin problemet për zgjedhjet e 11 Majit. Tre deputetë të tërhequr deri tani

PD-KQZ-së: Të zhduken simbolet e vjetra të partisë

Zyrtarizimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 Majit do i paraprijë procesi i Primareve që do të mbahet më 1 Mars.

Dokumenti/ Zbulohet lëvizja e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 Majit

Por këto ditë. mes kundërshtive të ndryshme që ka prodhuar në disa qarqe ky proces, janë vënë re dy fenomene.

Doli në Kuvend me fustan grash, deputeti i PD: E bleva me kolegen, ja kujt ia dhurova

Së pari deputetët që janë tërhequr nga procesi i primareve. Deri tani janë 3 deputetë që e kanë shprehur publikisht që nuk do të garojnë në 1 mars dhe janë tërhequr nga kandidimi për tjetër mandat deputeti.

Përveç Helidon Bushatit, burime bëjnë me dije që edhe Emilja Koliqi, deputete e Shkodrës, nuk do të marrë pjesë në primare.

Ju ka ardhur ky mesazh në Instagram dhe e keni klikuar? Urgjent kontrolloni profilin tani

Po ashtu mësohet se edhe deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, nuk ka dorëzuar dokumentacionin për të marrë pjesë në procesin e 1 marsit.

Përveç dorëheqjeve të deputetëve, në disa qarqe mësohet se edhe interesi i kandidatëve për të marrë pjesë në primare nuk ka qenë shumë i lartë.

Në total, në gjithë vendin, burime nga PD thonë se janë rreth 300 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionin për të garuar në primare.

Exit mobile version