Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

    Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet. Ministria e Financave propozon ligjin për tatimin minimal global

    Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet: Po më shkatërrohet jeta e vajzës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Të shtunën koncerti i Kanye West, Rama inspekton stadiumin për 60 mijë spektatorë

    July 7, 2026
    Të shtunën koncerti i Kanye West, Rama inspekton stadiumin për 60 mijë spektatorë

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin Eagle Stadium, ku edhe do të mbahet spektakli i shumëpritur nga Kanye West. I shoqëruar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, Rama tha se qeveria është detyruar të japë 4 milionë euro për koncertin. Sipas kreut të qeverisë nëse ky event nuk do të realizohej do të ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit.

    “Përtej këtyre, është shumë e rëndësishme që të kihet parasysh që ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë, që ne të garantojmë, që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Evropa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë deri tani që flasim, më shumë sesa ata që blenë biletat dhe erdhën për finalen e Conference League, ky event nëse do të mbetej pa realizuar, do të ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqyteti, sepse ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por sjellin dhe një impakt ekonomik hap pas hapi.

    Ajo finalja e Conference League, na solli ne gjithë atë bum turistësh nga Holanda dhe nga Italia. Ja, këto janë eventet se bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla, që natyrisht kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime, investime. Investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet, nuk kthehet prapa, të hidhen përpjetë ata që s’duan”, u shpreh Kryeministri Rama.

    Spektakli i Kanye West konsiderohet një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Eagle Stadium, i cili ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës, do të presë rreth 60 mijë spektatorë.

    Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë.

    Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj, ndërsa në Shqipëri, aktiviteti mbështetet nga Redcloud (Tirana) dhe Live Label (Hollandë).

    inspekton stadiumin për 60 mijë spektatorë Kanye West koncert ne Tiranë Kryeministri Edi Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

    July 7, 2026

    Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet. Ministria e Financave propozon ligjin për tatimin minimal global

    July 7, 2026

    Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet: Po më shkatërrohet jeta e vajzës

    July 7, 2026

    Pastruan 30 milionë euro përmes blerjes së pronave në Dhërmi, SPAK çon 4 të pandehur për gjykim

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.