Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Të shtënat në Podujevë, Prokuroria thotë se në rast janë të përfshirë nipi dhe daja

    July 2, 2026

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi të enjten në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një kalimtar i rastit.

    Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur tre persona u përfshinë në një përleshje me armë zjarri. Hetimet fillestare tregojnë se në rast janë të përfshirë persona me lidhje familjare, konkretisht nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, sipas nenit 173, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Katër të plagosurit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    daje nip Podujeve Prokuroria te shtena
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    July 2, 2026

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    July 2, 2026

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    July 2, 2026

    Kalın takohet me liderin kurd në Irak, në fokus çarmatimi i PKK-së dhe bashkëpunimi për sigurinë

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.