Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Të rinjtë nuk i kemi dekor”, Rama: Po përgatisim kalimin e stafetës

    March 28, 2025

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste prezantoi sot para të rinjve të Elbasanit, skuadrën e re të kandidatëve të Partisë Socialiste për këtë qark.

    Rama u shpreh se tanimë është koha për t’i dhënë gjithnjë e më shumë zë atyre që janë më të rinj dhe që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës.

    “Duhet t’i japim zë atyre që kanë dëshirë të thonë fjalën e tyre dhe nga ana tjetër kanë edhe këmbënguljen të dëgjohen për fjalën që thonë. Jam shumë i lehtësuar që pas një përpjekjeje jo të shkurtër, e kemi nisur që në shtator këtë proces me drejtuesit politik, ne kemi arritur t’i japi shqiptarëve kudo ku janë në Shqipëri apo jashtë, në çdo qark, bashki apo komunitet një mundësi zgjedhjeje që nuk e ka pasur më parë”, tha Rama.

    Kryeministri theksoi se kjo do të jetë jo vetëm skuadra jonë përfaqësuese e mandatit të katërt, por do të jetë edhe PS e vitit 2030.

    “Një nga deputetët tuaj në Kuvend do të jetë Bora, por mos harroni, kijeni parasysh që 4 vite më parë Bora ishte si një prej jush që konkurruan përmes platformës së deputetit që duam dhe nuk shkoi në Kuvend. Megjithatë filloi një rrugëtim dhe sot ajo vjen pa asnjë eksperiencë në një rrugë të filluara nga një aplikim, me shpresën se aplikimi nuk ishte thjesht një lojë nga ana jonë, por ishte një mundësi reale”, tha Rama.

    Rama siguroi se “mundësitë e shtuara për ata që janë më të rinj janë sot qëllimi im më i madh në mënyrën se si unë besoj se PS duhet të ecë para me sukses duke fituar, qeverisur por edhe duke ndryshuar dhe përgatitur kalimin e stafetës nga një gjeneratë tek tjetra”.

    Rama solli po ashtu në vëmendje shembullin e Evis Kushit, e cila hyri në politikë duke qenë pedagoge, mosbesuese si fillim se mund të përfshihej në politikë.

    “Si Evisi janë edhe të gjithë të tjerët që sot janë në pozita drejtuese dhe në qeveri. Janë pjesë e një gjenerate që hynë në PS për të marrë një stafetë. Sot është koha për të përgatitur kalimin tjetër të stafetës. Kur deputetët që janë në skuadër që vijnë nga platforma ‘Deputeti që duam’ do jenë ata që shumë më shpejt se sa duket sot do të përfaqësojnë PS-në, kur PS të jetë në krye të punëve përsëri në Shqipërinë që do të jetë anëtare e BE-së”, shtoi Rama.

    “Ne kemi arritur që t’u japim shqiptarëve mundësinë që duke zgjedhur PS-në të zgjedhin partinë më të re dhe partinë më të vjetër. Të zgjedhin partinë me më shumë vajza dhe djem, por dhe partinë me më shumë eksperiencë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

    Sepse, theksoi Rama, “kjo nuk është një zgjedhje si zgjedhja e një kontesti bukurie, as si zgjedhja e një gare se kush është më i riu, kjo është një zgjedhje për të vendosur se kush do të qeverisë Shqipërinë, kush do të administrojë punët e përbashkëta të vendit. Dhe aq sa është e rëndësishme që të ketë shumë të reja dhe të rinj siç kemi ne në skuadër”.

    “Dhe ne të rejat dhe të rinjtë nuk i kemi si dekor. Nuk i kemi as si mbulesë me lule të një tavoline të vjetër. Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura të gjithë ata që në fakt janë në një masë të madhe në rastin tonë, në fushë të betejës”.

    “Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura, për arsyen e thjeshtë sepse donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës”, tha Rama.

    Nga ana tjetër, shtoi Rama, “është e sigurt që sot një pjesë e atyre që janë në listën e parlamentit të ardhshëm, siç është Adi këtu për shembull, janë deputetë”.

    Edi rama elbasan PS Te rinjte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.