Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Të rinjtë më të prekurit nga depresioni/ Mjekja: Ja kur duhet ndihmë

    December 8, 2024
    Adoleshentët më të kërcënuarit nga depresioni/ Mjekja: Ja grupet e rrezikuara

    Shfaqja e depresionit nis që në moshë të hershme. Kryesisht janë adoleshentët dhe mosha deri në 24 vjeç, si periudha kur kjo gjendje shëndetësore godet më shumë. Në disa raste për shkak të pjekurisë e në disa të tjera për shkak të mbingarkesës mësimore, të rinjtë janë më të prekurit nga depresioni. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, Prof. Dr. Gentiana Qirjako, përfaqësuese e ISHP, tha se 75% e rasteve të diagnostikimit të depresionit ndodhin pikërisht në këtë moshë.

    “Të rinjtë dhe adoleshentët janë të kërcënuar më shumë ndaj problemeve të depresionit. Statistikat tregojnë se 75% e rasteve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, diagnostikohen brenda 24 viteve të para të jetës, çka do të thotë që mosha e adoleshencës është një moshë shumë e rëndësishme për tu identifikuar herët.

    Kështu që fushata do të targetojë mbarë popullatën por ndonjëherë edhe me targete të veçanta për ato grupe që kanë risk më të madh. Në periudha të caktuara të jetës, gratë gjatë shtatzënisë apo pas lindjes mund të pësojnë atë që quhet depresion pas lindjes.

    Kështu që edhe ato mund të jenë pjesë e një fushate të tillë. Pra, për të treguar se kjo është një fushatë që ndodh rëndom por nëse di ta tejkalosh mundësia për tu shëruar është 100%.” – tha përfaqësuesja e ISHP.

    Në luftën kundër depresionit shpesh mjekët hasen me vështirësi në trajtimin e pacientëve për shkak se këta të fundit nuk shprehin plotësisht gjendjen e tyre emocionale. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të prekurve nga depresioni që mund të ndiejnë paragjykimet në shoqëri, institucionet shëndetësore kanë menduar që trajtimi të kryhet në një metodë online, pa cenuar procesion mjekësor.

    Sipas një ankete të kryer, thuajse një në katër persona thonë se nuk do ta tregonin nëse janë të prekur nga depresioni për shkak të bullizimit. Akoma e vështirë është që këta individ të pranohen në punë, ku 27% e të pyeturve tregojnë se nuk do ta punësonin dikë me depresion. Shqiptarët nuk e konceptojnë depresionin si sëmundje por si një dobësi e një individi në karakterin e tij.

    “Shqipëria mbahet si një vend me nivel të lartë stigme. Rreth 18% e të intervistuarve kanë thënë se nëse do të vuanin nga depresioni nuk do ta tregonin. Pra, që këtu fillon ajo dëshira për të mos folur për këtë çështje.

    27% kanë thënë që nuk do ta punësonin një individ nëse do të vuante nga depresioni. Rreth 60% mendojnë se depresioni është thjesht një shenjë dobësie, pra vuan nga depresioni një njeri i dobët dhe nuk e konceptojnë si sëmundje. 39% mendojnë se njerëzit me depresion janë të rrezikshëm dhe së fundmi 52% mendojnë se njerëzit me depresion janë të paparashikueshëm.

    Pra, gjithë këto deklarata që unë lexova tregojnë në dukje stigmën e madhe që ekziston ndaj këtij problemi.”

    Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë.

    Adoleshentët më të kërcënuarit nga depresioni shendetesi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.