Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

    August 27, 2025

    Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

    Ndonëse në raport me 2018-n, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune gati është dyfishuar, të huajt kanë arritut të mbushin vetëm një qoshe të boshllëkut që ka lënë largimi i shqiptarëve në emigracion. Të punësuarit e huaj në 2024-n përbëjnë vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë punonjës, sipas INSTAT.

    Që para pandemisë, në vend filloi të ndihej mungesa e fuqisë punëtore vendase, si rrjedhojë e emigracionit, kryesisht të të rinjve si dhe plakjen graduale të popullsisë. Hendekun që u krijua nga rënia e fuqisë punëtore të disponueshme vendase, shumë biznese u munduan ta zëvendësonin duke punësuar të huaj. Fillimisht u tentua me punonjës nga Azia, kryesisht Bangladeshi. Kjo skemë rezultoi shpejt e dështuar, pasi ata e përdorën Shqipërinë si një tranpolinë për të ikur në vendet e tjera të BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

    Më pas u tentua me punonjëset nga Nepali, kryesisht në sektorin e fasonit.

    Indianët ishin një tjetër zgjedhje, që u tentuan edhe në bujqësi.

    Zhvillimi i turizmit i vuri sipërmarrjet para emergjencës së punonjësve në shërbim. Kombësia më e re që po punësohet së fundmi është Afrika.

    Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023. Në vend të parë për lejet për punë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me rreth 20% të totalit, rreth 12% në ndërtim dhe 10% sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

    “Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro”, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

    Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

    Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet. Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.

    Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.

    Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës./Monitor

    2% e forcës së punës instat shqipëri Te huajt
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    November 6, 2025

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.