Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    Ndryshime në Policinë e Shtetit/Riorganizim në Antiterror dhe Forcën Operacionale, emërohen drejtues të rinj

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Të hiqen nga tregu, përbëjnë rrezik”/ RAPEX: Kukulla me ftalate, lodra fëmijësh me kimikate e deri te kozmetika, shkaktojnë infeksione

    August 31, 2024
    “Të hiqen nga tregu, përbëjnë rrezik”/ RAPEX: Kukulla me ftalate, lodra fëmijësh me kimikate e deri te kozmetika, shkaktojnë infeksione

    Në çdo njoftim që bën RAPEX lodrat e fëmijëve janë prezent ama publikimi i kësaj javë është fokusuar në lodrat nga më të ndryshmet e deri te kukullat, të cilat përbëjnë rrezik kimik, por edhe rrezikojnë mbytjen e fëmijëve.

    Një nga produktet e evidentuara është Këna në formë pluhuri, e ambalazhuar në qese plastike, transparente dhe me etiketë.

    Lloji i rrezikut sipas RAPEX është mikrobiologjik, pasi produkti është i kontaminuar me mikroorganizma mezofilë aerobikë  dhe i mungojnë udhëzimet për përdorim dhe paralajmërimet.

    Kjo mund të shkaktojë infeksione të veshit, lëkurës dhe syve.

    Gjithashtu nga hetimet paraprake është zbuluar se produkti nuk përputhet me Rregulloren e Produkteve Kozmetike dhe as me Rregulloren për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave dhe përzierjeve (CLP).

    Një tjetër produkt janë topat plastik me diametër 15 cm. Sipas njoftimit të BE, rreziku është kimik, pasi materiali plastik i këtyre topave ka një përqendrim të tepruar të dibutil ftalatit (DBP) dhe diizobutil ftalatit (DIBP).

    Këto ftalate mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin e tyre riprodhues.

    Ndërkohë nuk mungojnë as lodrat e fëmijëve, të cilat mund të gëlltiten prej tyre dhe shkaktojnë mbytje. Duke imituar ftura-perime apo enë guzhine, për shkak të pamjes, formës, ngjyrës dhe madhësisë së tyre karakteristike, produkti mund të ngatërrohet si ushqim.

    Këto produkte përmbajnë pjesë të vogla e një fëmijë i vogël mund t’i futë në gojë dhe të mbytet.

    Më të dashurat e vajzave të vogla, kukullat vazhdojnë të jenë prezente si rrezik për fëmijët.

    Materiali plastik i tyre përmban një sasi të tepërt bis(2-etileksil) ftalati (DEHP), dibutil ftalat (DBP) dhe diizobutil ftalat (DIBP) (vlerat e matura deri në 11,1 %, përkatësisht 0,88% dhe 26,6 % ndaj peshës. Këto ftalate mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin e tyre riprodhues.

    Njoftimi I RAPEX ka të përfshira dhjetra produkte, ku nuk mungojnë kozmetika e produktet e higjienës, edhe të markave më të njohura si Palmolive, Borotalco etj, deri te parfumet, mjete të ndryshme pune e deri te autoveturat dhe autobusët që rezultojnë me probleme fabrike .

     

    lodrat e femijeve RAPEX rrezikshmeri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    April 22, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit/Riorganizim në Antiterror dhe Forcën Operacionale, emërohen drejtues të rinj

    April 22, 2026

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.