Brenda shtëpisë së “BBVA4” vijojnë përplasjet mes banorëve. Ndër më të spikaturat kanë qenë debatet të cilat janë zhvilluar nga Gerta Gixhari dhe Rozana Radi, të njohura këto si një dyshe e fortë kundërshtare deri më tani.
Së fundmi konkurrentet janë përballur me njëra tjetrën, duke debatuar për një incident të ndodhur mes tyre para pak ditësh në kuzhinë.
Rozana pretendon se Gerta e preku fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka mohuar akuzën, duke theksuar se ajo thjesht i kaloi pranë.
Gerta e cilësoi situatën të ekzagjeruar. Nga ana tjetër, Rozana theksoi se nuk e sheh Gertën si një konkurrente të fortë dhe sqaroi qëllimin e saj.
“Unë thash se kisha ndonjë banore të fortë, po kështu? Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë… Ku të kam prekur me dorë? Nuk e ka provokuar, kam kaluar duke kërcyer”, tha Gerta.
“Nuk e llogaris fare! Jo si kundërshtare, por si më është drejtuar si grua… në këtë moment të lojës mendoj se të gjithë janë banorë të fortë. Nuk e kam ekzagjeruar, nuk kam thënë që më ka goditur”, tha Rozana.
LEXO EDHE:
“Duhet të jetë më kreative”/ Rozana ‘diss’ Gerta Gixharit: Olta të dua


