A e parashikon Bibla fundin e botës? Dom Mark Pashkja sjell mesazhin e Ungjillit sipas Mateut: “Do të dëgjoni për luftëra… një komb do të ngrihet kundër një kombi dhe një mbretëri kundër një mbretërie. Do të ketë uri, sëmundje dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto janë vetëm fillimi i dhimbjeve.”
Në studion e “Top Storyt”, ai foli edhe për konceptin e ardhjes së dytë, të cilën shumë e lidhin me fundin e botës: “Ardhja e dytë nuk është thjesht mbarimi i botës, por plotësimi i asaj që u nis në fillim. Zoti vetë thotë në Bibël se askush nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë.”
Një shpjegim i thellë dhe shpresëdhënës mbi misterin e kohës dhe fundin që të gjithë e presim.


