Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të dhënat e Minisitrisë së Financave: Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ra sërish në T3, në nivelin më të ulët prej 2023

    October 29, 2025

    Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi gjatë periudhës korrik-shtator. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm ra në 4.27%, nga 4.3% që kishte qenë në fund të tremujorit të dytë dhe nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

    Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.39%, nga 4.43% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

    Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.

    Yield-et e bonove dhe obligacioneve në përgjithësi kanë shfaqur një tendencë të qartë rënëse deri në mesin e këtij viti, duke ndjekur uljet e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe falë gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.

    Përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara vitin e kaluar ka ndikuar në hyrjen për herë të parë në tregun e titujve të qeverisë në Lekë edhe të investitorëve nga jashtë vendit. Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

    Ndërkohë, gjatë tremujorit të tretë, tendenca e yield-eve në emetimet e reja ka qenë e përzier. Në segmentin e bonove të thesarit, rënia e yield-eve ka vazhduar dhe ato kanë zbritur në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit.

    Ndërkohë, në segmentin e obligacioneve, yield-et kanë pësuar një korrektim në rritje, pasi kishin prekur minimumet historike për shumicën e instrumenteve afatgjata, në tremujorin e dytë të vitit.

    Gjithashtu, tendenca e rritjes së maturitetit mesatar të borxhit u frenua në tremujorin e tretë.

    Në fund të muajit shtator, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm zbriti në 1028 ditë, nga 1045 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Megjithatë, maturiteti mesatar ngelet në rritje të ndjeshme në raport me kohëzgjatjen prej 923 ditësh të fundit të vitit të kaluar.

    Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.

    Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të shtatorit arriti në afërsisht 800 miliardë lekë, me një rritje të vlerës nominale prej 3.3% që nga fillimi i këtij viti.

    Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 30.85% e PBB-së, në rënie nga niveli prej 31.31% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

    Borxhi publik total në fund të 9-mujorit 2025 vlerësohet nga Ministria e Financave sa 53.45% e PBB-së, nga 54.21% në fund të vitit 2024./Monitor

    Minisitria e Financave Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.