Këngëtarja e njohur amerikane Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan Travis Kelce janë martuar zyrtarisht në një ceremoni të zhvilluar dje në Nju Jork. Lajmi u bë i ditur nga publicistja e Swift, Tree Paine, përmes një deklarate.
Ceremonia është drejtuar nga aktori Adam Sandler, ndërsa vëllai i këngëtares, Austin Swift, ka pasur rolin e “Man of Honor”. Çifti nuk kishte bërë më parë publike planet për martesë, duke i mbajtur përgatitjet larg vëmendjes së publikut.
Ndërkohë, në rrjetin social X, arena e njohur e Nju Jorkut “Madison Square Garden” publikoi një mesazh me mbishkrimin “It’s a love story”, në referencë të këngës së Taylor Swift “Love Story”. Jashtë arenës u shfaq gjithashtu mesazhi “Just Married”, duke konfirmuar festimet.


