Maroku ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Kanadanë me rezultatin 3-0 në fazën e 1/16-ave.
Azzedine Ounahi zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të dhe realizoi golin e dytë personal në minutën e 82-të, ndërsa Soufiane Rahimi vulosi fitoren e marokenëve me golin e tretë në kohën shtesë.
Me këtë sukses, Maroku regjistron fitoren e katërt radhazi, pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit në fazën e grupeve, dhe vijon rrugëtimin në turne.
Në çerekfinale, përfaqësuesja afrikane do të përballet me fituesen e sfidës mes Francës dhe Paraguajit, e cila zhvillohet më vonë.
Nga ana tjetër, Kanadaja bëhet vendi i parë pritës që eliminohet nga ky edicion i Kupës së Botës. Edhe pse zhvilloi një ndeshje me ritëm dhe përpjekje të vazhdueshme, skuadra kanadeze nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të rrezikuar seriozisht portën kundërshtare.
Pavarësisht eliminimit, Kanadaja e mbyll pjesëmarrjen e saj në turne me një paraqitje më të mirë krahasuar me dy pjesëmarrjet e mëparshme në Kupën e Botës.


