Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla nuk i ka thënë jo një valleje shumë të njohur dhe të dashur për shqiptarët gjatë vizitës së tij në Londër.
Siç shihet në videon e postuar, Balla prin vallen e Kukësit, një valle e shpejtë dhe ritmike që është jo pak e vështirë për t’u kërcyer, sidomos me kostum zyrtar si në rastin në fjalë.
“Kur hidhet vallja e Kukësit në mes të Londrës”, shkruan Balla.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me bashkatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Londër, ku prezantoi dhe kandidaten e diasporës, Vera Ndrecaj.
Në fjalën e tij, Balla u tha të pranishmëve se “për t’ju dhënë pasaportën e BE-së, na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë se të tre mandatet e deritanishme”.


