Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Tallja e Berishës me SPAK, non grata Gjin Gjoni fton njerëzit të protestojnë kundër korrupsionit

    July 10, 2024

    Ish- gjyqtari Gjin Gjoni, i cili aktualisht shërben në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës ka dalë në takime me qytetarët.
    Gjatë këtyre takimeve ai ka shpërndarë fletushka, në kuadër të sensibilizimit të lezhjanëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare te 11 korrikut të thirrur më herët nga ish-kryeministri, Sali Berisha kundër korrupsionit qeverisës.
    Ish-gjyqtari Gjin Gjoni u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në muajin prill të këtij viti, i propozuar nga grupi i Berishës që në atë kohë mbante emrin Rithemelimi. Gjoni kishte tentuar edhe herë të tjera që të bëhej pjesë e PD-së, por përpjekjet e tij nuk ishin rezultative.
    Në korrik të 2020, Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.
    Gjoni është gjithashtu edhe një nga figurat e drejtësisë më të përfolur në vend për pasurinë e tij, që nuk kaloi në sitën e verifikimit të Vettingut, pasi në fund të vitit 2018, gjyqtari mori leje prindërimi 2-vjeçare, meqë u bë me vajzë.
    Ai ishte në prag të nënshtrimit të procesit të Vettingut, kur mori nga KLD leje prindërore 2-vjeçare për të qenë pranë bashkëshortes së tij në Gjermani. Për këtë erdhi atëkohë edhe reagimi nga Ambasada e SHBA-së, e cila tha qartë se leja e marrë nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk duhet ta shpëtojë atë nga Vettingu.
    Ndërkaq, vetë Gjin Gjoni në letrën e dorëheqjes për KLGJ, tha aso kohe se vettingu nuk është i barabartë për të gjithë dhe e kalon ai që i shërben politikës.

    Gjin gjoni protestë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    April 24, 2026

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026

    “Do doja ta fitonte Miri Big Brother-in”/ Monika Kryemadhi për Selin: Do e bëja ministre direkt

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.