Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Taksimi i profesioneve të lira”/ PD: Ne u qëndrojmë në krah qytetarëve, të vendoset drejtësi

    September 18, 2024
    “Taksimi i profesioneve të lira”/ PD: Ne u qëndrojmë në krah qytetarëve, të vendoset drejtësi

    Deputetët e PD-së nisën  në Kuvend një nismë ligjore, që sipas tyre synon mbrojtjen e profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.

    Nisma ligjore u depozitua, dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, pasi mijëra qytetarë u ankuan se përpara këtij vendimi ato u detyruan nga qeveria për të paguar këtë taksë.

    Përmes kësaj nisme ligjore, deputetët Tabaku dhe Bardhi synojnë rimbursimin e taksave të paguara padrejtësisht nga profesionistët e lirë.

    “Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë ,” deklaroi Tabaku në videon e postuar në rrjetet e saj sociale.

    Ajo theksoi se, gjatë kohës kur vendimi ishte në shqyrtim, qeveria vazhdonte t’u kërkonte këto taksa bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë, duke treguar një qëndrim të padrejtë ndaj shtresës së mesme.

    Tabaku kritikoi ashpër qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. ” Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton ,” u shpreh ajo.

    Gazmend Bardhi, në mbështetje të këtij propozimi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend,” deklaroi Bardhi.

    Pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij, në mënyrë që drejtësia dhe barazia të jenë themeli i politikave fiskale në vend.

     

    Kuvend PD taksimi i profesioneve te lira
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.