Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Taksë e re për naftën/ Qeveria krijon rezervën 90-ditore për raste krizash, çfarë do të thotë për qytetarët

    October 8, 2025

    Qeveria ka rikthyer idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore të sigurisë për naftën, që do të përdoret në raste krizash apo mungesash furnizimi. Projektligji i ri, i publikuar për konsultim, parashikon krijimin e një rezerve që mbulon 90 ditë konsum, por kostoja për buxhetin dhe qytetarët është shumë e lartë.

    Sipas dokumentit zyrtar, rezervat do të krijohen gradualisht në bazë të një plani veprimi të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
    Për të garantuar furnizimin 90-ditor, nevojiten 270–300 mijë ton karburantë, me një vlerë tregu prej rreth 260–300 milionë eurosh.

    Ruajtja në depo kushton rreth 10 euro/ton në muaj, çka për një sasi 300 mijë tonësh arrin në 36 milionë euro në vit.

    Ndërtimi i depozitave nga shteti do të kushtonte afërsisht 260 milionë euro, duke e çuar faturën totale në 520 milionë euro, pa përfshirë kostot e mirëmbajtjes dhe personelit.

    Për të përballuar këtë faturë të kripur, projektligji parashikon që përveç kredive dhe fondeve nga buxheti i shtetit, të vendoset një tarifë e re mbi produktet hidrokarbure, që do të shtohet mbi taksat ekzistuese të karburantit (akciza, taksa e qarkullimit, e karbonit, skanimit, etj.).

    Tarifa e saktë do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave pas miratimit të ligjit.
    Kjo do të thotë se çdo qytetar do të paguajë edhe më shumë për karburantin, për të financuar rezervën e re të sigurisë.

    Nafta qeveria qytetarët rezerva takse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    July 19, 2026

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.