Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare me deklaratat e bëra këtë mëngjes në rrjetin e tij social, Truth Social. Trump paralajmëroi se nëse Apple nuk e zhvendos prodhimin e iPhone-ve në SHBA, ai do të vendosë një tarifë doganore prej 25% mbi produktet e saj të importuara.
Në një postim të dytë, Trump shtoi se do të rekomandojë një tarifë prej 50% mbi të gjitha mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian, duke thelluar tensionet tregtare potenciale mes SHBA-së dhe Evropës.
Si pasojë, kontratat e së ardhmes për tregjet kryesore amerikane u goditën ndjeshëm. Dow Jones ra me mbi 600 pikë (1.4%), ndërsa S&P 500 dhe Nasdaq pësuan rënie përkatësisht me 1.4% dhe 1.8%. Ky është një tjetër ditë negative për S&P 500, i cili ndodhet në territor negativ për të tretën ditë radhazi.
Ndikimi i deklaratave të Trump u ndje edhe në tregjet evropiane. Indeksi STOXX 600 ra me 1.86%, ndërsa DAX i Gjermanisë dhe CAC 40 i Francës ranë përkatësisht me 2.37% dhe 2.63%.
Analistët paralajmërojnë se nëse këto tarifa përmbushen, mund të shkaktojnë përplasje të mëdha tregtare dhe të trazojnë më tej klimën globale të investimeve.


