Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Takim me Silvinjon/ Muçi vë rekorde të reja. Rritet vlera në treg e futbollistit të Kombëtares kuqezi

    March 6, 2026
    Takim me Silvinjon, Muçi vë rekorde të reja. Rritet vlera në treg e futbollistit të Kombëtares kuqezi

    Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, duke qenë njëkohësisht një nga lojtarët më të dalluar me Trabzonsporin.

    Deri tani këtë sezon, Muçi ka regjistruar 13 gola dhe 8 asistime në 26 paraqitje me Trabzonsporin. Për 24-vjeçarin shqiptar, këto janë statistikat më të mira të karrierës së tij deri më tani, ndërsa forma e tij e shkëlqyer vjen në një moment ideal edhe për Kombëtaren shqiptare, që pritet ta ketë një nga pikat kyçe në “Play Off”.

    SILVINJO TAKON MUCIN– Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se po ndjek nga afër formën e mirë të Ernest Muçit përpara ndeshjeve të rëndësishme të muajit mars. Tekniku kuqezi ka qenë i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Trabzonsporit ndaj Basakshehirit, një sfidë ku mesfushori shqiptar ishte protagonist duke dhuruar dy asistime për skuadrën e tij. Pas përfundimit të takimit, Silvinjo dhe Muçi janë parë të bisedojnë për disa minuta, një tregues se trajneri i Kombëtares po monitoron nga afër lojtarët që pritet të jenë pjesë e grumbullimit të radhës. Vizita në Turqi është pjesë e një turi që tekniku kuqezi ka nisur me futbollistët e Kombëtares shqiptare, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, me qëllim për të parë nga afër formën dhe gjendjen e tyre fizike në klubet ku aktivizohen. Pak kohë më parë, tekniku u takua edhe me Gjimshitin, Hysajn apo edhe në Portugali ku pati mundësi që të shihte nga afër disa nga rivalët tonë.

    STATISTIKAT– Forma e Ernest Muçit këtë sezon me Trabzonsporin është një nga më të mirat në karrierën e tij. Mesfushori me tipare sulmuese po spikat jo vetëm me gola, por edhe me asistime dhe krijim rastesh për shokët e skuadrës. Trabzonspori është në garë për Kupën e Turqisë dhe njëkohësisht synon një vend në zonën e sipërme të kampionatit, që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Muçi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Fatih Teke. Statistikat e muajit shkurt në kampionatin turk e konfirmojnë ndikimin e tij në lojën sulmuese të skuadrës. Sipas përmbledhjes statistikore të kampionatit, Muçi është futbollisti që ka krijuar më shumë raste për gjuajtje në portë për shokët e ekipit. Ai ka dhënë plot 16 pasime që kanë çuar në tentativa të pastra drejt portës, duke kryesuar këtë statistikë në Superligën turke. Në vendin e dytë renditet Vaçlav Çernji i Beshiktashit me 10 pasime për gjuajtje. Podiumi plotësohet nga një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare, pasi Qazim Laçi renditet i treti me 8 pasime për gjuajtje. Mesfushori shqiptar ka lënë pas edhe emra të njohur të futbollit europian si Marko Asensio dhe Zhoao Neves, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë regjistruar nga 7 pasime për gjuajtje.

    VLERA NË TRANSFERMARKT– Performancat e mira të Muçit janë reflektuar edhe në tregun e transferimeve. Sipas përditësimit të fundit në “transfermarkt”, vlera e mesfushorit ofensiv është rritur në 11 milionë euro, nga 9 milionë euro që ishte më parë. Me këtë vlerësim, Muçi lë pas disa nga emrat e njohur të Kombëtares shqiptare si Mirlind Daku dhe Armando Broja, të cilët vlerësohen me nga 10 milionë euro. Mbi të në këtë renditje qëndron vetëm Kristjan Asllani me 13 milionë euro, ndërsa listën e kryeson Anis Mehmeti me 14 milionë euro, ndonëse ky i fundit nuk është grumbulluar me Kombëtaren që nga viti 2023. Edhe në radhët e Trabzonsporit, Muçi renditet ndër lojtarët më të vlefshëm të skuadrës. Ai është i treti në listë, pas mesfushorit 19-vjeçar Krist Inao Oulai që vlerësohet 17 milionë euro dhe Andre Onana me 12 milionë euro. Kjo rritje e vlerës në treg është një tregues i qartë i progresit që lojtari shqiptar po bën në futbollin turk.

    DEKLARATA E TRAJNERIT– Forma e mirë e Muçit ka bindur gjithnjë e më shumë drejtuesit e Trabzonsporit për të investuar në të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese ka bindur klubin turk dhe gjithashtu ka fituar besimin e plotë të trajnerit Fatih Teke, i cili ka folur me shumë vlerësim për lojtarin shqiptar. “Ne kemi pasur një bisedë në momentin e marrjes së vendimit, lidhur me Ernest Muçi. Deri tani në stërvitje është shumë profesionist dhe përpiqet të dëgjojë sa më shumë që mundet. Nga detyrimi ndonjëherë nuk mund ta aktivizojmë në pozicionin që duam. Madje ka pasur raste që e kemi përdorur edhe në rolin e numrit 6. Muçi ka edhe më shumë për të dhënë. Të gjitha të dhënat e tij janë në nivel elitar. Po flas për liga elitare, si Premier Ligë. Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet pak më i fortë. Ka karakterin për të luajtur në çdo ekip”, është shprehur trajneri i Trabzonsporit./PanoramaSport

    Ernest Muçi Muçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.