Xhiliola Lamaj, ka treguar se si Hëna e Gjuetarit, superhëna e tretë e vitit 2024 do të ndikojë tek secila shenjë e zodiakut.
“Quhet Hëna e Gjuetarit, sepse kjo Hënë ‘gjuan’ ato shenja të horoskopit që duhet të ndryshojnë radikalisht në sipërmarrje, në iniciativat, në qëllimet e tyre. Dhe kjo ka ndodhur që kur kemi hyrë në tetor e deri në 1 nëntor, kjo lloj influence do të ndikojë shumë pozitivisht në ndryshime rrënjësore që shenjat e horoskopit do t’i kapin pothuajse të gjitha, të paevitueshme këto. Dhe nga ana tjetër ka një implikim negativ që do të jetë për shembull luhatja e humorit, agresiviteti, presioni, manipulime, xhelozia, për shkak të luhatjeve që Hëna e ka tendencë të japë padashje dhe mund të sjellë keqkuptime në raport me miqtë apo punën. Duke qenë se Hëna e parë ka qenë në datën 2 në Peshore, pastaj ka qenë në datën 17 në Dash, këto do të jenë pikat ku do të jetë më shumë ndikimi më i madh dhe do të ndihet më shumë”, tha ajo në Top Albania Radio.


