Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sulmi terrorist në Gjermani/ Scholz reagon ashpër: Do ta shohin mirë peshën e vërtetë të ligjit!

    December 21, 2024
    Sulmi terrorist në Gjermani/ Scholz reagon ashpër: Do ta shohin mirë peshën e vërtetë të ligjit!

    Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi hetim dhe ndëshkim të plotë lidhur me sulmin e një dite më parë në qytetin gjerman Magdeburg, që shkaktoi të paktën pesë të vdekur mes tyre edhe një fëmijë.

    Më shumë se 200 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në spital në gjendje kritike për jetën.

    “Çfarë akti i tmerrshëm të vrasësh e të plagosësh kaq shumë njerëz atje me një brutalitet të tillë. Kemi mbi 200 të lëhnduar e pesë të vdekur deri më tani. Gati 40 persona kanë marrë lëndime të tilla sa duhet të jemi shumë të shqetësuar për ta. Dhe kjo është arsyeja pse kjo është një ngjarje tragjike në të cilën të gjithë duhet të shprehim simpatinë tonë për të afërmit e për të plagosurit dhe për qytetin e Magdeburgut“-u shpreh Scholz.

    Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar i ngjarjes është Taleb al-Abdulmohsen, është një mjek psikiatër në Bernburg. I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, ai shkoi në Gjermani për shkollim në vitin 2006 dhe në 2016-tën, iu njoh azili politik.

    50 vjecari kishte qenë prej vitesh aktivist në faqen e internetit wearesaudis.net, ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin nga vendi. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e përshkruante veten si “kritikun më agresiv të islamit në histori”. Autoritetet besojnë se mjeku ka vepruar i vetëm.

    Shumë liderë botërore reaguan ndaj sulmit, për të cilin Shtetet e Bashkuara thanë se i ka tmerruar, ndërsa presidenti Francen u shpreh thellësisht i shokuar. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti ngjarjen e Magdeburgut një sulm brutal dhe burracak, e tha se ai duhet hetuar e ndëshkuar me rreptësinë më të madhe.

    Ngjarja erdhi një ditë pas përvjetorit të tetë të sulmit ndaj një tregu Krishtlindjeje në Berlin. Më 19 dhjetor të vitit 2016, një ekstremist islamist e përplasi kamionin e tij me turmën e vizitorëve të tregut, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz sulmi terrorist ne gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    April 18, 2026

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.