Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sulmet në spitalin e Gazës/ Reagon BE: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve, e papranueshme!

    August 26, 2025
    Sulmet në spitalin e Gazës/ Reagon BE: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve, e papranueshme!

    “Vrasja e pesë gazetarëve, katër punonjësve të shëndetësisë dhe disa civilëve dje në Gaza është krejtësisht e papranueshme.” Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni, gjatë një konference për shtyp, duke dënuar sulmin izraelit në spitalin Nasser në Khan Youris.

    “Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojë që këto sulme të hetohen, dhe vërejmë deklaratat e autoriteteve izraelite se do të kryhet një hetim i plotë.”, shtoi El Anouni për mediat, duke kërkuar që ndihmat të mos politizohen.

    “Vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme. Është e tmerrshme ajo që po ndodh para syve tanë, me urinë. Ndihma nuk duhet të politizohet kurrë”, shtoi ai.

    Nga dy sulmet e djeshme që synonin katin e katërt të spitalit, u vranë 20 persona, pesë prej të cilëve gazetarë, staf mjekësor dhe civilë të tjerë. Shumë të tjerë u plagosën.

    Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë sot për të diskutuar për Gazën dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje për pengjet, tha zyra e tij për Times of Israel. Zyra nuk sqaroi nëse Netanyahu do ta ngrinte propozimin për armëpushim dhe lirim gradual të pengjeve që Hamasi tha se e kishte pranuar javën e kaluar, megjithëse mediat raportuan se kjo nuk ishte në axhendën e takimit.

    Në ditët pas njoftimit të Hamasit, Netanyahu deklaroi se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit të rifillonte bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të garantonte lirimin e të gjithë pengjeve dhe do t’i jepte fund luftës sipas kushteve të Izraelit, duke riafirmuar njëkohësisht angazhimin e tij ndaj planit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës. Raportet e mediave tregojnë se po zhvillohen diskutime në lidhje me vendin e raundit të ardhshëm të bisedimeve, por koha dhe përbërja e delegacionit izraelit nuk dihen ende.

    reagon BE Sulmet në spitalin e Gazës tensionet ne lindjen e mesme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.