Ambasada e Shqipërisë në Izrael, ditën e sotme u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të ndodhur atje që të tregohen vigjilentë duke “zbatuar me rigorozitet udhëzimet e Komandës së Frontit të Shtëpisë”.
Gjithashtu ambasada shqiptare njofton se të gjitha fluturimet drejt Izraelit janë pezulluar.
Njoftimi vjen menjëherë pas sulmit të ndërmarrë nga Izraeli ndaj disa objektivave në Teheran.
Ndërsa udhëheqësit e Iranit kanë njoftuar për sulme hakmarrëse.
NJOFTIMI:
E RËNDËSISHME!!!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv këshillon shtetasit e saj në Izrael të sigurojnë qëndrimin në zona të sigurta dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Komandës së Frontit të Shtëpisë.
Për ata që planifikojnë të vizitojnë Izraelin, të gjitha fluturimet anulohen deri në një njoftim tjetër.
Kontaktet e ambasadës së emergjencës janë: +972544806601 dhe +972 54-9042813.
Qëndroni të sigurt!
LEXO EDHE:
https://radar.al/ambasada-e-shqiperise-ne-izrael-me-njoftim-urgjent-per-shtetasit-shqiptare/
I mori jetën kushëririt të tij. Hazbiu kyç gojën, lihet prapa hekurave

