Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje e kanë befasuar edhe vetë.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump tha: “Çuditërisht, ata po godasin vende që ishin, e dini, le t’i quajmë neutrale…. U habita dhe tani të gjitha këto vende po luftojnë fuqishëm kundër tyre.”
Presidenti theksoi se sulmet hakmarrëse të Iranit zbulojnë “nivelin e së keqes me të cilën po merremi” dhe përfshijnë objektiva civile, hotele dhe ndërtesa apartamentesh. Ai shtoi se veprimet e SHBA-së janë të drejtuara për t’i goditur ata aty ku është më e përshtatshme dhe me forcë maksimale.
Komentet e Trump pasqyrojnë edhe ato që ai u kishte thënë më parë gazetarit Jake Tapper të CNN, duke theksuar se “surpriza më e madhe” ishin sulmet iraniane ndaj vendeve arabe, një zhvillim që ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për sigurinë globale.


