Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Sulmet e protestuesve ndaj deputetëve/ Rama: Kush përdor forcë kundër shtetit, futet në tjetër territor!

    July 2, 2026
    Sulmet e protestuesve ndaj deputetëve/ Rama: Kush përdor forcë kundër shtetit, futet në tjetër territor!

    Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një takimi me pensionistët edhe për sulmet me vezë dhe kërcënimet e protestuesve ndaj deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor.

    Rama tha se në demokraci çdokush ka të drejtën të protestojë dhe të kontestojë i lirë vendimet e qeverisë. Por Rama shtoi se në demokraci monopolin e forcës e ka shteti dhe nëse sulmohen deputetët, atëherë sipas kryeministrit, protestuesit hyjnë në një tjetër territor.

    “Ça Shqipëria duem ne, një Shqipëri që të bëjë rolin e një figure globale që vendos kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim në botë? Unë jo njëherë. Unë dua një Shqipëri që të ketë sa më shumë miq, sa më shumë aleatë, sepse boll ka jetuar gjithë jetën vetëm me kundërshtarë. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz. Me pushkët e shtetit janë vrarë njerëz, pasi nuk protestoje dot.

    Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cënuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e sorrave, që rrijnë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci, këtu nuk ka rrahje të protestuesve paqësorë”, tha mes të tjerash Rama.

    Më tej kryeministri theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë ‘flamingo’, por ‘korba e sorra’. Sipas kryeministrit, ‘korbat e sorrat’ që kanë dalë në protestë për interesa të caktuara, do të shpërndahen sërish ashtu si u mblodhën.

    “Aaa, kur ti shkon atje, një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Por ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, tha mes të tjerash Rama.

    Shefi i Qeverisë argumentoi se nuk është patriotizëm që të largosh nga vendi investimet e huaja, të cilat sipas Ramës, ndihmojnë ekonominë shqiptare. Për kryeministrin, Shqipëria ka nevojë për turizëm elitar dhe jo vetëm për turizmin masiv.

    Por që turistët elitarë të përzgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet, sipas kryeministrit Rama, duhen krijuar kushtet për mikpritjen e tyre, përmes ndërtimit të hoteleve dhe resorteve luksoze.

    “Kemi vendosur për të rritur kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët. Nëse të gjitha vendet, autokraci, diktatura, vende demokratike, synojnë rritjen e investimeve të huaja, Shqipëria s’mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim për sovranitetin. Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv”, tha Rama.

    Edi rama Kryeminister sulmet me vezë dhe kërcënimet e protestuesve ndaj deputetëve takimi me pensionistët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    July 2, 2026

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    July 2, 2026

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    July 2, 2026

    Kalın takohet me liderin kurd në Irak, në fokus çarmatimi i PKK-së dhe bashkëpunimi për sigurinë

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.