Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    11 viktima nga sulmi në shkollë/ Orë traumatike në Suedi

    February 5, 2025
    Sulm në shkollë/ Orë traumatike në Suedi
    Sulm në shkollën Risbergska, Örebro, Suedi, policia në vendngjarje

    Kaluan mjaft orë pasigurie dhe frike përpara se të bëheshin të qarta pasojat e tmerrshme të të shtënave në qytetin Örebro, Suedi: të paktën njëmbëdhjetë të vdekur. Autori i krimit veproi i vetëm.

    Një baba sapo kishte çuar vajzën në shkollë

    “Ne dëgjuam të shtënat, por pastaj asgjë më”, rrëfeu 21-vjeçari Matte për gazetën suedeze Aftonbladet. “Mësuesit na thanë të mbyllnim dyert dhe më pas vendosëm xhaketën time mbi dyer në mënyrë që autori të mos shihte brenda. Ishte mjaft stresuese. Kjo është e vetmja gjë që mbaj mend.”

    Policia në fillim nuk e dinte, nëse bëhet fjalë për një apo disa autorë të krimit, apo nëse ka të dyshuar në afërsi. Shumë shkolla në afërsi mbyllen. Njerëzit në dyqane fshihen. “Më pas erdhi policia dhe më tha të shtrihesha në tokë”, thotë Magnus Håkansson, që ishte duke udhëtuar në atë zonë. “Pashë shumë gjak, shumë gjak. Në fillim nuk pashë gjë, por kur dola pashë një të vdekur të shtrirë pranë derës”.

    Kurse Johannes Sjöberg sapo kishte çuar vajzën në shkollë me automjet, kur pa një sërë makinash të policisë që po i vinin përballë. Nga një shok i vajzës mësoi, se ç’kishte ndodhur dhe u kthye menjëherë. Me vajzën ai komunikoi për orë të tëra me SMS. Pastaj erdhi lajmi. Ajo është në siguri. “Ajo ka parë gjak dhe tmerr aty brenda. Shumë nxënës reaguan me panik”, tregon Johannes. “Një përvojë e tmerrshme.”

    11 viktima, mes tyre edhe autori i dyshuar

    Në orët e mbrëmjes u bë e qartë: 11 viktima pas të shtënave në shkollë. Një nga të vdekurit është autori i dyshuar, u shpreh shefi i policisë së Örebro, Roberto Eid Forest. Sipas të dhënave fillestare, autori i krimit nuk ka lidhje me bandat kriminale. Policia gjithashtu nuk dyshon për motiv terrorist. “Autori i dyshuar nuk ishte i njohur më parë për ne, supozojmë se ishte një autor i vetëm,” tha Eid Forest. “Por jemi ende në fillim të hetimeve”. isa media suedeze raportuan, se personi i veshur me të zeza në fund e drejtoi armën tek vetja.

    Suedia është në zi. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen. Kryeministri suedez, Ulr Kristersson bëri fjalë për një errësirë që po shtrihet mbi vend. “Ajo që nuk duhet të ndodhë ka ndodhur tani në Suedi. (…) Kemi parë dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve të pafajshëm. Këto janë të shtënat më të këqija në historinë suedeze. Ne e dimë se shumë njerëz në Örebro janë thellësisht të dëshpëruar. Shumë fëmijë janë të frikësuar dhe të shqetësuar.” Mbreti Karl XVI. Gustaf shprehet: Ai është thellësisht i pikëlluar, shkruan ai, dhe mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jo vetëm Örebro, por e gjithë Suedia është në shok pas krimit.

    11 viktima nga sulmi në shkollë Suedi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.