Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka dënuar sulmin që ndodhi në konsullatën izraelite në Stamboll, duke e cilësuar atë si një akt “frikacak”.
Erdogan njoftoi se gjatë incidentit tre terroristë u neutralizuan, ndërsa dy oficerë policie u plagosën lehtë. Ai shtoi se zyra e Kryeprokurorit, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Presidenti theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë dhe ripërsëriti dëbimin e këtij sulmi të dhunshëm dhe të neveritshëm.
“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.


