Një stuhia e fuqishme me emrin “Hari” ka goditur këtë të martë Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje të përhapura dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë, ndërsa qindra banorë janë evakuuar si masë paraprake.
Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët kanë krijuar efekte të ngjashme me “cunami”. Në Mazara del Vallo, dallgët kanë kaluar 8 metra, ndërsa në Catania kanë arritur 5 metra. Në Santa Teresa di Riva, një pjesë e rrugës bregdetare është shembur, duke rritur rrezikun nga rrëshqitjet e dheut. Autoritetet evakuuan rreth 190 persona dhe mbyllën shkollat dhe plazhet.
A powerful storm surge flooded streets and pushed debris inland last night in Letojanni, Sicily, Italy. pic.twitter.com/SJb1JJZ47d
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) January 21, 2026
Situata në Kalabri ka qenë po ashtu kritike, ku në Crotone dy lagje u urdhëruan të evakuoheshin dhe një pjesë e varrezave të vjetra u shemb, duke tërhequr rreth 20 arkivole në një përrua. Në Sardenjë, u përmbytën vendbanimet pranë Kaljarit dhe rrugët u mbyllën për shkak të ujërave. Departamenti i Zjarrfikësve raportoi 65 ndërhyrje shpëtimi vetëm në 12 orët e fundit.
Intensiteti i stuhisë ka qenë jashtëzakonisht i lartë, me erëra deri në 130 km/orë në disa zona. Edhe pse kushtet e motit filluan të përmirësohen pasditen e së martës, strukturat e emergjencës mbeten në gatishmëri.
Powerful storm surge hits Letojanni, Sicily, Italy 🇮🇹 (20.01.2026)pic.twitter.com/6ZHi3QFWEA
— Disaster News (@Top_Disaster) January 20, 2026
Stuhia ka goditur rëndë edhe Maltën, ku zgjati mbi 24 orë. Fluturimet dhe lundrimet janë anuluar, dhjetëra pemë janë rrëzuar dhe janë regjistruar dëme në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë. Erërat e forta arritën deri në 104 km/orë në Valeta, ndërsa dallgët goditën zonat bregdetare të Birzebbuga, Marsaskala, Sliema dhe St. Julian’s. Deri në mesditën e së martës, Mbrojtja Civile e Maltës iu përgjigj mbi 180 incidenteve, me asistencën e ushtrisë për anijet në vështirësi.
Sipas Mbrojtjes Civile Italiane, dëmet vetëm në Siçili kapin mbi gjysmën e miliardit euro. Presidenti i rajonit, Renato Schifani, bëri me dije se regjistrimi i dëmeve ka nisur, veçanërisht në zonat e goditura nga Deti Jon, ndërsa sektori i peshkimit ka pësuar humbje të mëdha për shkak të anijeve të shkatërruara. Cikloni “Hari” ka shkaktuar gjithashtu probleme serioze në Kalabri, ku zjarrfikësit shpëtuan një punonjës energjie nga rreziku i mbytjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, ndërsa paralajmërimet mbeten në fuqi.
Storm surge flooded the dining room of a seafront restaurant in Catania, Sicily, as Cyclone Harry brought heavy rain, strong winds and coastal flooding to southern Italy. pic.twitter.com/kb9bEnPjV9
— AccuWeather (@accuweather) January 21, 2026


