Sipas një studimi të ri kafeina mund të jetë një trajtim i ardhshëm për sëmundjen e Alzheimerit pasi efektet e saj mund të jenë të dobishme në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes tek pacientët që janë prekur në një fazë të hershme.
Disa studime epidemiologjike kanë theksuar tashmë se konsumi i rregullt dhe i moderuar i kafeinës duket se ngadalëson përkeqësimin e aftësisë njohëse të lidhur me moshën e vjetër dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.
Në një studim të ri, i cili është publikuar nga revista “Brain”, studiuesit në qendrën kërkimore franceze Lille Neuroscience et Cognition analizuan mekanizmat që qëndrojnë pas përparimit të sëmundjes Alzheimer.
Ata zbuluan se rritja patologjike e receptorëve të synuar nga kafeina në neurone gjatë zhvillimit të sëmundjes favorizon humbjen e sinapseve dhe rrjedhimisht zhvillimin e hershëm të çrregullimeve të kujtesës në një model kafshësh të sëmundjes.
Sëmundja e Alzheimerit karakterizohet nga çrregullime të kujtesës, funksioneve ekzekutive dhe orientimit në kohë dhe hapësirë.