Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP Kosova pritet të jetë një nga më emocionueset e këtij edicioni. Prime-i i radhës premton surpriza, momente të forta dhe zhvillime të papritura brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Përveç shpalljes së finalistit të parë të edicionit të katërt, në një format që thuhet se do të jetë i veçantë, produksioni ka përgatitur edhe një surprizë për banorët.
Fituesi i edicionit të parë, artisti i njohur Stresi, do të rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Rikthimi i tij pritet të zgjojë emocione të forta, si te banorët ashtu edhe te publiku që e ka ndjekur rrugëtimin e tij.
Prezenca e Stresit mund të sjellë dinamika të reja në lojë, të shtojë tensionin dhe të rrisë nivelin e argëtimit në Prime-in e shumëpritur.


