Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Strategjia e SHBA-së për sigurinë: Fyerje për BE-në

    December 9, 2025

    SHBA-ja synon të “korrigjojë kursin” në Europë – ekspertët janë të alarmuar. Pavarësisht një liste të gjatë akuzash, politikanët e BE-së i përmbahen partneritetit transatlantik. Si reagon Brukseli?

    “Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u shpreh i alarmuar dhe theksoi sovranitetin europian. Sfondi ka të bëjë me strategjinë e re kombëtare të SHBA-së për sigurinë, që në pjesën më të madhe konsiderohet si një fyerje e rëndë ndaj Europës.

    Qeveria e SHBA-së rregullisht në periudha të ndryshme publikon një plan, se si dëshiron ta konceptojë në të ardhmen politikën e vet të sigurisë. Versioni më i fundit kritikon institucionet europiane dhe mund të konsiderohet si udhërrëfyes lidhur me atë se çfarë mund të presë Europa në të ardhmen nga SHBA-ja.

    Strategjia e SHBA-së: Demokracia në Europë e rrezikuar

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendos theksin në fjalën hyrëse të strategjisë kombëtare të sigurisë: “Amerika duhet të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm i historisë.” Strategjia ndjek doktrinën e MAGA dhe thekson “Amerika në plan të parë”.

    Qeveria e SHBA-së bën të qartë, se në radhë të parë ndjek interesat kombëtare. Europa mbetet një partner strategjik, megjithatë ajo kritikohet.

    Rënie ekonomike, liria politike e shtypur dhe një politikë e gabuar migracioni: Europa, sipas këndvështrimit të SHBA-së, është duke ecur në drejtimin e gabuar. Kritikat janë të shumta. Institucionet europiane po kufizojnë lirinë e mendimit dhe po shtypin opozitën, identiteti kombëtar po humbet. “Nëse nuk ndryshon gjë, kontinenti në 20 vjet apo edhe më pak nuk do të njihet më”, thuhet në strategjinë e re të SHBA-së. Në mbarë botën duhet të ndalet migracioni masiv.

    Dokumenti i strategjisë vazhdon të ndjekë doktrinën MAGA

    Judy Dempsey nga institutit “Carnegie Europe” e konsideron këtë dokument si një vazhdim të politikës MAGA: “Ne e dimë tani, se ku ndodhet administrata Trump”, thotë ajo në bisedë telefonike për DW, “kjo është mirë.” Dokumenti i strategjisë tregon qartë, që SHBA ndjek një politikë transkionale. Gjithçka ka një çmim dhe duhet t’u shërbejë interesave amerikane, shpjegon Dempsey. Tani është e zezë në të bardhë, ajo që është deklaruar prej kohësh.

    Qeveria e SHBA-së në të ardhmen do të jetë vet aktive dhe do të “ndihmojë”, për të korrigjuar kursin aktual. Një qëllim është “të mbështesë rezistencën e kombeve europiane kundër kursit aktual të Europës.” Qeveria e SHBA-se e konsideron pozitive influencën e “partive patriotike europiane”. Në këtë mënyrë p.sh. mund kihet parasysh Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mban lidhje me republikanë drejtues.

    Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, kuptohet prej udhëzimeve të Marco Rubios. Ministri i Jashtëm i SHBA-së i ka udhëzuar diplomatët e SHBA-së në Europë, që të ndikojnë ndaj qeverive kombëtare, për të kufizuar ndjeshëm migracionin.

    Strategjia e SHBA-së: Lëvdata nga Moska, habi në Bruksel

    Për të stabilizuar ekonominë europiane, është në interesin e SHBA-së, që të zgjidhet lufta në Ukrainë. Qeveria Trump megjithatë është në kundërshtim me politikanët europianë, të cilët kanë pritshmëri jo realiste lidhur me luftën”.

    Ian Lesser konstaton një dallim fundamental, sikurse i tha në bisedë gazetarit të DW-së Teri Schultz. Lesser drejton zyrën e Brukselit të German Marshall Funds, një Think Tank transatlantik. Ndërsa qeveria e SHBA-së luftën e Ukrainës e konsideron si “një problem të pakëndshëm, që duhet zgjidhur dhe shmangur”, thotë Lesser, Europa ndodhet përballë sfidës “si do të duhet të jetojë në të ardhmen me një Rusi agresive”.

    Kaja Kallas: “Disa gjëra edhe janë të vërteta”

    Ndërohë që shumë vëzhgues shohin me shqetësim ndaj këtyre sinjaleve nga SHBA-ja, politikanë drejtues nëBE i përmbahen partneritetit transatlantik. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas gjatë forumit në Doha të shtunën (06.12.2025) u përpoq ta zbusë situatën. “Disa gjëra edhe janë të vërteta”, tha ajo në një podium në kryeqytetin e Katarit, “Europa faktikisht po e nënvleftëson fuqinë e saj.” Ajo bëri thirrje për më shumë vetëdije dhe njëkohësisht theksoi partneritetin me SHBA-në. “Ne duhet të qendrojmë të bashkuar.”

    Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE për politikën e sigurisë, në një konferencë shtypi të hënën (08.12.2025) e plotësoi deklaratën: “Vendimet, që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian, do të merren nga Bashkimi Europian për Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe ato vendime, që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregulative dhe mbrojtjen e lisirsë së mendimit.”

    Presidenti i Këshillit të BE-së Costa: “SHBA nuk mund të vendosë”

    Edhe presidenti i Këshillit Europian António Costa thekson partneritetin transatlantik. SHBA mbetet një partnere transatlantike. SHBA mbentet një partnere e rëndësishme, por ai nënvizon, se lidhur me strategjinë e re të sigurisë se: “SHBA nuk mund të vendosë në vend të qytetareve dhe qytetarëve europianë, se cilat parti janë të duhurat dhe cilat janë të gabuarat”, tha ai të hënën në një konferencë shtypi në Bruksel.

    Edhe pse SBA-ja vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme, Costa thekson sovranitetin e Europës. “Për t’u mbrojtur jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga aleatët tanë, ne duhet të forcojmë Europën.

    Ende nuk ka shenja për një strategjie europiane

    Judy Dempsey nga Carnegie Europe tërheq vëmendjen, se nuk sheh të ketë një strategji unike nga Brukseli. Strategjia e re kombëtare e SHBA-së “është një goditje e fortë në shpinë nga SHBA-ja”, thotë ajo, “por Europa nuk do të reagojë ndaj saj.” Europa është në disavantazh kundrejt SHBA-së, sepse nuk ka një strategji të përbashkët të shteteve anëtare.

    Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenende nuk ka reaguar publikisht ndaj strategjisë së re nga Uashingtoni./DW

    Antonio Costa BE Kaja Kallas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.